Gratë shqiptarë mësojnë kuzhinën turke, Ambasada e Turqisë së bashku me Fondacioni “Alsar” ndihmojnë gratë në nevojë

Përmes një programi bashkëpunimi mes Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe fondacionit “Alsar” 25 gra shqiptare kanë marrë njohuri mbi kuzhinën turke. Në fund të trajnimit që zgjati disa ditë ato u pajisën me certifikatë ndërsa disa prej tyre do të kenë mundësi të punojnë në një restorant turk.

Të trajnuara nga mastershefja e njohur turke, Ebru Baybara Demir, 25 gra shqiptare të gjendura në vështirësi ekonomike përfunduan me sukses kursin mbi kulinarin turke duke u pajisur edhe me certifikatë për njohuritë e fituara.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, garantoi mbështetje për projekte të tilla sociale.

"Sot jemi grumbulluar të gjithë së bashku për të bërë përurimin e gjithë atyre produkteve të cilat janë gatuar nga nënat e fëmijëve jetimë shqiptarë. Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjitha organizatat e tjera civile, si dhe fondacionet siç është Fondacioni ALSAR dhe në vijim të këtyre projekteve do të vazhdojmë që të mbështesim, të kontribuojmë edhe ne".

Mehdi Gurra, tha se Fondacioni “ALSAR” që drejton do të jetë krah njerëzve në nevojë.

Zonjat që morën pjesë në trajnimet disa ditore, të organizuara nga bashkëpunimi i Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe Fondacionit ALSAR, do të nisin punën në një restorant turk që do të ngrihet për to pas trajnimit.