'Loja' me statutin e PD, çfarë thonë Berisha dhe Bardhi lidhur me procedurat për mbledhjen e Kuvendit

Sali Berisha i dorëzoi sot kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, 4200 formularët e firmosur nga delegatët e PD-së.

Ai pranoi se nuk e parashikon statuti dorëzimin e firmave te ai dhe secili nga delegatët mund ta dorëzonte në Kuvend formularin e firmosur por kjo tha ai u bë për transparencë në raport me publikun.

Por Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thotë se kjo procedurë është në shkelje të statutit dhe Berisha po luan bllofin se nuk ka firmat.

Për një gjë bien dakord të dy, se 1/4 e anëtarëve të Kuvendit mund të kërkojnë thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD që sipas Bardhit ka më shumë se 7600 anëtarë.

 

Çfarë thotë Berisha?

Pyetje: Ku u bazuat në statut për dorëzimin e firmave te Kryetari i Këshillit Kombëtar?

Berisha: Normalisht nuk ekziston asnjë detyrim statutor i atyre që mbledhin 1800 firmave për ti dorëzuar askund vetëm ditën e Kuvendit kur verifikohet mandati. Pse? Ky mekanizëm statutor jo vetëm në statutin e PD por edhe simotrave të saj është mekanizmi i zhbllokimit të partisë kur e bllokojnë forume të tjera, kur kryetari me Kryesinë që kanë tagrin për të thirrur Kuvendin refuzojnë ta thërrasin, kur Këshilli Kombëtar nuk e thërret Kuvendin, në këtë rast hyn mekanizmi i anëtarësisë. 1800 firma mblidhen, janë të detyruar vetëm të respektojnë afatin 1 mujor. I mbajnë vetë dokumentat dhe i paraqesin ditën e Kuvendit. Këtë e bëjmë se janë më shumë dhe do të shkohet më shumë se 2/3. Nuk ka pse të mos qëndrojnë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD. Një gjest respekti. I gjithë akti të diskutueshëm ka vetëm momentin që të ruhet konfidencialiteti i tyre. Për analogji në partinë konservatore britanike ka një komitet i cili po mblodhi 48 nga 340-350 firma të deputetëve ata e shkarkojnë por kryeministri që shkarkohet se merr vesh kurrë se cilët firmosën për shkarkimin e tij. Në këtë rast është ndryshe, në rast se pengkryetari do të mësojë të sjellë përfaqësuesit e vet në tryezën e firmosjes së mandateve dhe të konstatojë kush ka firmosur për thirrjen e Kuvendit.

Pyetje: Askush nuk ka dalë kundër mbledhjes së Kuvendit publikisht, por a mund të bëhet i besueshëm procesi kur vetë mblidhen firmat, vetë verifikohen?

Berisha: Që vetë mblidhen firtmat e ka përcaktuar statuti, është nen në statut. Ky nen synon shpëtimin inekstremis të partisë. Merr rastin e kryetarit, vendosi pa pyetur asnjë forum, duke shkelë statutin, duke pasur forume, mori një vendim që nuk mund ta merrte kurrë vetëm për karrigen e tij, është peng. Kryetari nuk do pranonte kurrë të thërriste kuvendin, mund ta bënte Këshilli Kombëtar por e gjykuam më mirë ta thërrasë anëtarësia. Nisma është 100% statutore, procesi është plotësisht statutor. Jo, verifikimi nuk është vetëverifikim. Edhe ju po të doni jeni të ftuar të vëzhgoni te tryeza. Kjo lëvizje e re është rikthim i transparencës dhe lirisë. Kryetari dhe cilido tjetër do ketë të drejtë të kontrollojë, mbikqyrë verifikimin e mandateve. Nuk e bën ai që ka firmosur verifikimin. Do ketë komision, do jetë një proces shumë transparent, shumë i rregullt, atë që nuk e ka bërë kurrë PD në këto 8 vite. Jemi detyruar të përshtatemi. Nuk bëhet Kuvendi me 8 mijë delegatë kur salla më e madhe e vendit është me 3 mijë vende. Ne përshtatemi në këto kushte dhe sigurisht do ketë një rindërtim të PD. Nuk mund të shkohet në këtë mënyrë.

Çfarë thotë Bardhi?

Bardhi: Kuvendi Kombëtar ka më shumë se 7600 anëtarë të tij dhe do të duhet që për të nisur procedurën e mbledhjes së Kuvendit të firmosin 1/4 anëtarëve. Më pas vijon procesi në gjitha institucionet deri në thirrjen e Kuvendit Komnbëtar. Prandaj dhe statuti ka parashikuar 1 muaj kohë nga momenti i marrjes së vendimit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar se ka procedura dhe procedurat nuk realizohen dot me të dhënat e anëtarëve të Kuvendit në kasafortë. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë. Nëse 1/4 e anërtarëve të Kuvendit Kombëtar kërkojnë thirrjen e Kyendit duhet të depozitohet kërkesa e tyre në isntitucionet dhe organet statutore të PD. Këshilli Kombëtar, aq më tepër kryetari nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Kryesia e PD është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar me 30 gusht 202, anëtarët e Kryesisë dhe Kryesia është funksionale. Organizimi i partisë është e qartë përgjegjësi e kujt është sipas statutit të partisë, nuk mundet që për hallet personale të Sali Berishës të shpikim statut të ri. PD ka statutin e saj, është publik. Sali Berisha e njeh shumë mirë statutin e PD dhe e di që ajo që është propozuar sot nuk ka asnjë lidhje. Uën mbledh firmat vetë, i verifikoj vetë, i thërras vetë, votoj vetë e numëroj vetë na kujton kohën e atij që demokratët para 30 vitesh u ngritën dhe e rrëzuan.

PD është institucion ligjor, funksinon me rregulla të shkruara. Është fatkeqësi e madhe që Sali Berisha e nisi këtë lëvizje me motivin për të demokratizuar PD dhe po e mbyll me deklaratën e sotme si deklaratë dhe nevojë për pushtet personal. Gjithë tollovia e 2 muajve rezultoi një bllof. Kuvendi Kombëtar kërkon vendim të Kryesisë së partisë që cakton rendin e ditës, orën dhe vendin e mbledhjes nuk e cakton Sali Berisha, as Lulzim Basha. E cakton kryesia e PD, sekretari i Përgjithshëm. Do të mbledhim Kryesinë sa herë të ketë një çështje për diskutim, kjo ishte mundësi shumë e mirë se nuk kemi pasur çëshje për diskutim. Ne nuk kemi deklaruar që nuk do mblidhet Kuvendi. Basha ka thënë dhe i qëndroj dhe unë që Kuvendi Kombëtar i PD dhe institucionet e PD nuk vendosin dot në diskutim apo nuk marrin dot në shqyrtim vendimet e qeverisë së SHBA. Nëse anëtarët e Kuvendit kërkojnë thirrjen e Kuvendit për ndryshime në statut do të duhet dhe e mbani mend para 3 muajsh kur është mbledhur Kuvendi Kombëtar ka patur një link me ndryshimet statutore publike. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë, nuk ka arritur as Edi Rama jo ti mbyllin anëtarëet e PD. Nuk është koha për tu tallur me demokratët.

Secili nga anëtarët e Kuvendit para ditës së Kuvendit pajiset me një mandat që firmoset ose nga kryetari i partisë ose sekretari i Përgjithshëm një muaj para. Me atë mandat paraqitesh në sallën ku zhvillohet mbledhja e Kuvendit dhe komisioni i verifikimit të mandateve merr në dorëzim këtë mandat.Asnjë komision tjetër nuk e di kush janë anëtarët. Mekanizmi zhbllokues është Kryesia e partisë.