Kthjellime, por rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Dita e sotme do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jene dominante në bregdet dhe zonën e ulët, por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqitet moti në shtrirjen Lindore.
Sipas MeteoAlb, në orët në vijim vranësirat do të shtohen lehtësisht në të gjithë zonën malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të ulet atmosferik në Itali do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere në pjesën më të madhe te saj.
Po ashtu, Europa Qendrore do të vijojë sërish nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve te shiut ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Gadishullin Iberik.
