E rëndë/ Zjarr në shkollë, 26 fëmijë humbin jetën
Të paktën 26 fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeç u vranë dje ( 8 nëntor) nga një zjarr që shpërtheu në shkollën e tyre në Maradi , Nigeri jugore, tha për AFP guvernatori i qarkut Chaibu Abubakar .
“Për momentin ka 26 të vdekur, 13 të plagosur , katër prej tyre në gjendje të rëndë”, tha guvernatori, duke shpjeguar se fëmijët e vegjël ishin 5 dhe 6 vjeç”.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, nuk ka konfirmime zyrtare nga personat kompetent.
Zjarri ndodhi disa muaj pasi që një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë në periferi të kryeqytetit nigerian, ku humbën jetën 20 fëmijë
Për shkak të buxhetit të ulët për arsimim, në Nigeri nuk ka shkolla të mjaftueshme dhe shumë prej tyre janë ndërtime të improvizuara prej druri, apo kashte.
Në disa zona rurale, mësimet zhvillohen nën hijen e pemëve./Ora News/

