Ju flet Moska - Çfarë i tha Daçiç Armela Krasniqit në Beograd për vjehrrin Sulejmanin
Çfarë i tha Daçiç Armela Krasniqit në Beograd për vjehrrin Sulejmanin ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Historitë me agjentura ndodhin akoma sepse është në natyrën e shteteve për të marrë informata. Në fakt spiunazhi është ndikim në një shtet tjetër. Agjenturat kanë pasur lidhje gjithmonë me historitë seksuale.
Armela Krasniqi ka qenë një person shumë e afërt me Ramën kur PS ka qenë në opozitë. Sot është drejtoresha e AMA-s. Krasniqi ka dalë në foto gjatë një aktiviteti me ish0minsitrin e jashtëm serb, Ivica Dadiç. Ajo që duhet të dinë shqiptarët është që rekrutimet e agjentëve bëhen në baza familjare. Ka një ndryshim me filmat agjenti.
Në atë bisedën e Dadiçit me Krasniqit u përmend edhe vjehrri i i Krasniqit. Ajo e ka pasur mbiemrin Armela Imeraj. Ajo është vajza e një oficeri nga jugu. Kur u martua mori mbiemrin e burrit dhe ka pasur vjehërr shkrimtarin Sulejman Krasniqin.
Sulejmani e ka regjistruar vendlindjen e tij si Jugosllavi. Dadiç e dinte këtë fakt dhe prandaj i tha se je nuse e Beogradit. Asgjë nuk është e rastësishme, sidomos po bërë karrierë politike.
