Vrasja në Elbasan zbuloi abuzimin e minorenes?
Dëshmitë pas krimit ku Ardit Hida vrau me thikë Florenc Kovaçin e plagosi rëndë vëllain e tij 19-vjeçar Mikelin ngrejnë dyshime për një tjetër histori shfytëzimi dhe abuzimi seksual me të mitura në Elbasan.
Motra 14-vjeçare e autorit, që dyshohet se u bë shkak i përplasjes mes të rinjve, akuzon se për më shumë se një vit është shfrytëzuar nga vëllezërit Kovaçi.
"Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë. Më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumatorË të lëndëve narkotike".
Dyshimet se minorenia mund të jetë shfrytëzuar dhe abuzuar, forcohen nga deklarata e 24-vjeçarit Ardit Hida në Gjykatën e Elbasanit që e la në burg për vrasje dhe plagosje.
"Vëllezërit Kovaçi i jepnin drogë dhe alkool motrës time. Shkova dhe i paralajmërova që të mos e ngacmonin më. Ata më kërcënuan! Mua mu errën sytë dhe i sulmova me thikën që kisha për vetëmbrojtje".
Më herët ishte nëna e Florenc Kovaçit që mbeti i vdekur e cila foli për drogë, por në një tjetër kontekst, duke akuzuar 14-vjeçaren si fajtore për ngjarjen.
"Ajo pinte drogë, ishte droguar."
Mirela Kuçi, kërkoi që drejtësia të veprojë me forcën e saj ndaj vrasësit të të birit, ose në të kundërt paralajmëroi vetëgjyqësi.
"Të kalbet në burg, ai i gjallë nuk rri."
Tensionet mes dy familjeve i rriti deklarata e gjyshes së autorit.
"Donin ta çonin në Itali prostitutë, nuk e çojnë dot. Se vuri ujin në zjarr asnjë, as policia dhe asnjë. Keq na vjen se është bir nënë por gjestin që mi ka bërë mbesës shumë mirë ua ka bërë".
Por pavarësisht deklaratave publike ende nuk dihet nësë prokuroria e Elbasanit do të nisë një hetim për të verifikuar nësë krimi i 5 nëntorit mund të ketë zbuluar një histori abuzimi.
