Basha: Për të shkëputur lidhjen e politikës me krimin dhe oligarkinë, zgjidhje Vettingu i politikanëve
Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha u shpreh se hallet e qeverisë nuk janë hallet e qytetarëve, por janë ato të koncesioneve dhe PPP-ve.
Sipas Bashës, si zgjidhje për të shkëputur lidhjen e krimit me politikën dhe oligarkinë, duhet që të aplikohet vettingu i Politikanëve.
Basha: Kemi borxhin më të lartë të 30 viteve të pluralizmit dhe për largimin masiv të shqiptarëve ky që ulet prapa këtu ngre supet. Shqipëria do të përballet me efektet shkatërrimtarëve që sjell largimi i mjekëve dhe profesionistëve. Largimi i të rinjve po përballet me largimin e të rinjve.
Hallët e qeverisë nuk janë hallet e qytetarëve, por janë ato të koncesioneve dhe PPP-ve. U mjafton që zinxhiri që mban të lidhur hallkat e oligarkëve dhe korrupsionit të vazhdojë të qëndrojë i lidhur dhe të qarkullojë miliarda euro dhe t’i çojë në parajsat fiskale. Kjo masakër me taksat shqiptare prodhon një humnerë ekonomike për shumicën e shqiptarëve duke prodhuar një gjendje të zymtë. Kjo gjë nuk m und të ndalet me fjalë dhe raporte ndërkombëtare. Ajo që ndodh jashtë kësaj salle e ka origjinën në këtë sallë, sepse politikanët janë të lidhur me krimin e organizuar.
Prandaj ne ofrojmë si zgjidhje Vettingun e politikanëve, për të pastruar politikën duke krijuar premisat e rritjes së përgjegjshmërisë së politikanëve. Duke thyer bashkëpunimin e krimit, politikës dhe oligarkisë, duke adresuar kështu çështjen e korrupsionit që ka gjunjëzuar shtetin dhe ka shkërmoqur zgjedhjet, duke e bërë Shqipërinë të pa jetueshme.
