Spaho i kërkon Nikollës të zbresë deputetët nga llozha: Nuk ka kuptim kur i kemi bërë vaksinat, ti jepet fund

Edhe pse ka nisur vaksinimi në radhët e deputetëve, një pjesë e mirë e tyre vijojnë dhe qëndrojnë në llozha.

Edmond Spaho i tërhoqi vëmendjen kryetares së Kuvendit që ti jepet fund këtij organizimi të punës.

Spaho: Dua të sugjeroj që kësaj forme të organizimit të punës në Kuvend ti jepet fund. Nuk jemi në karantinë dhe as distancim social. Kolegët që rrinë sipër të zbresin poshtë. Nuk ka kuptim kur kemi bërë vaksinat, kush nuk i ka bërë të shkojë ti bëjë. Kjo formë duhet të marrë fund aq më tepër që është e kondicionuar dhe me mënyrën e votimit. Vazhdojmë të votojmë me letra ndërkohë që kemi të gjithë pajisjet dhe mund të jemi shumë më komod.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se do ta diskutojë këtë çështje në konferencën e kryetarëve.