Lushkja shpjegon situatën te Laçi: Vikuçeviçit nuk i shkoi siç e priste, Josa na ka sjellë qetësinë
Loja e Laçit ka marrë një rrjedhë tjetër që pas largimit të Dejan Vukiçeviç nga drejtimi i skuadrës. Kurbinasit po kthehen te rezultatet pozitive dhe një nga lojtarët që spikat në radhët e tyre është Regi Lushkja. Futbollisti shqiptar ka shpjeguar më mirë situatën brenda klubit në një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora”.
“Kemi një ekip që ka kualitete brenda. Këtë e kemi dështuar edhe vjet në kampionat, ku luftuam deri në fund për titullin kampion. E treguam veten edhe në Europë, ku kemi bërë një përfaqësim dinjitoz. Iku trajneri Duro erdhi një tjetër. Ai (Vukiçeviç) ka pasur idetë e tij, filozofinë e tij të lojës.
Nuk e ka njohur mjaftueshëm ekipin tonë. Plus që ka pasur edhe shumë afrime të tjera që nuk u ambientuan shumë mirë. Këto na kanë mbajtur pak mbrapa në ndeshjet e para të kampionatit. Nuk besoj se ishte problem kjo pjesë, pasi edhe përkthyes kemi pasur dhe një pjesë e lojtarëve e kuptonin gjuhën e tij. Përkthimi ka qenë i mirë. Më shumë kemi pasur probleme psikologjike. Ishim shumë të bllokuar dhe nuk po dilnim dot në lojën tonë", është shprehur Lushkja.

