Video/ Roma shpërdoron, humbet me Kumbullën titullar në Venezia

Roma dhe Jose Mourinho nuk janë në një moment të mire. Verdhekuqtë duhej të fitonin një ndeshje ndaj Venezias për t’u rinisur në Serinë A por në fakt pësuan një humbje surprizë 3-2 në transfertën e radhës.

Sot Mourinho kishte vendosur të hidhte në fushë Marash Kumbullën si titullar por që në minutën e 3’ jo për faj të lojtarit shqiptar, u ndëshkuan me golin e Caldaras.

Roma reagon duke përmbysur rezultatin me dy golat e Shomurodov dhe Abraham por pjesa e dytë ishte e çmendur.

Verdhekuqtë shpërdorojnë në mënyrë flagrante disa raste për gol ku edhe Kumbulla në një goditje këndi kishte rast ta bënte e në anën tjetër, Venezia arriti të gjente kuadratin dy herë duke përmbysur ndeshjen në 3-2.

Një humbje që do të djegë shumë për Romën e që po i largohet objektivave këtë sezon./Ora News/.