Video/ Real Madrid fiton me vuajtje ndaj Ivan Balliut dhe Vallecanos

Rayo Vallecano arriti të bënte surprizën ndaj Barcelonës 7 ditë më parë në shtëpi por ndaj Real Madrid nuk ia arriti.

Në “Santiago Bernabeu”, Ivan Balliu me shokë që janë surpriza e këtij sezoni, u mundën 2-1 nga skuadra e Ancelottit që luajti mirë, krijoi raste dhe mori 3 pikë që e çojnë përkohësisht në krye të renditjes në La Liga.

Toni Kroos në 14’ dhe Benzema në 38’ ishin golat e shpejtë të Realit që mendoi se mbylli ndeshjen por në 76’, bomber Radamel Falcao shkurtoi diferencën duke i shkaktuar edhe disa vuajtje madrilenëve.

Gjithsesi ndeshja mbyllet 2-1 dhe Real Madrid del në krye në pritje të ndeshjes së Sociedad./Ora News/.