Reja e ka gati sulmin. Pas Cikalleshit, vjen dygolëshi i Myrto Uzunit (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 18:08
Nëse ka disa dyshime, Edy Reja duhet të mendohet mire për sulmin. Sot dhanë një përgjigje të fortë dy sulmuesit kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni.
Teksa i pari ktheu Konyasporin duke mposhtur i vetëm me dy gola Goztepen, edhe Myrto Uzuni nuk mbeti prapa teksa shënoi dy herë në duelin për kreun në kampionatin hungarez.

Në sfidën me Kisvardan, Uzuni shënoi dy herë duke u bërë protagonist I madh për Ferencvaros të cilët në fund fituan me rezultatin e thellë 4-0, sukses që i rikthen ata në krye të renditjes për këtë sezon në Hungari.

Tashmë me Brojën, Uzunin dhe Cikalleshin në një formë të tillë, golat janë të garantuar për Shqipërinë./Ora News/.