Covidi e la jashtë fushës kundrejt Polonisë, Cikalleshi: I mërzitur që s'luajta, por ndaj Anglisë do japim maksimumin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 21:34
Futbollisti e kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi në një intervistë nëpërmjet Skype nga avioni në Turqi, pohon për emisionin "Ora Sport" në RTV Ora se është i vjen keq që nuk mori pjesë në lojën ndaj Polonisë për shkak se ishte infektuar me Covid-19.
Megjithatë ai thotë se do ekipi do japë maksimumin në ndeshjen kundrejt Anglisë, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor.
"Me mërzitjen që kisha me ndeshjen me Poloninë që nuk isha në fushë, për një rezultat më të mirë. Por gjithsesi ajo është e kaluar. Të siguroj si unë po ashtu edhe kushdo që mund të jetë në fushë në ndeshjen kundrejt Anglisë, do japim maksimumin tonë", u shpreh Cikalleshi.
