Rrëzimi i Laçit në fillim të kampionatit, Lushkja: Trajneri i ri nuk e njihte ekipin tonë, nuk kuptoheshim

Lojtari i ekipit të Laçi, Regi Lushkja, në një lidhje me Skype për "Ora Sport" në RTV Ora shpjegon arsyet se pse ekipi i Laçit nuk dha performancë të mirë në fillim të kampionatit.

Ai thotë se trajneri i ri malazez nuk e njihte mirë ekipin, gjë që ndikoi në komunikimin me lojtarët. Gjithashtu ai tha se në ekip kishte dhe shumë hyrje të reja. Sipas tij lojtarët e rinj u vështirësuan të ambientoheshin.

"Patëm ndryshimin, iku trajneri Turo erdhi një trajner tjetër. Ai pati idetë e tij, filozofinë e tij të lojës plus. Çdo trajner ka idetë e veta. Besoj se nuk e  ka njohur mjaftueshëm ekipin tonë. Plus ka pasur shumë afrime tjera, futbollistët e rinj u vështirësuan të përshtaten me ekipin. Na kanë mbajtur pak mbrapa në ndeshjet e para të kampionatit.

 E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen me Teutën, është ekipi shumë i fortë. Trajneri na tha duhet  të japim maksimumin dhe të  luajmë lirshëm, dhe çdo gjë do vij drejt asaj që dëshirojmë. Kishim probleme psikologjike,  ishim të bllokuar në fillim" u shpreh Lushkja.