Shikoni golat e Cikalleshit. Bomberi kuqezi i jep fitoren Konyaspor me dygolësh

Në prag të ndeshjeve eliminatore me Shqipërinë, Sokol Cikalleshi tregon se është gati për këto sfida teksa ka rikuperuar plotësisht formën e humbur për shkak të koronavirusit që e preku muajin e kaluar.

Sulmuesi kuqezi shkëlqeu sot në fitoren e Konyaspor në transfertë në superligën turke duke shënuar 2 herë në përballjen me Goztepe.

Teksa në fushë ishte edhe Endri Çekiçi por që u zëvendësua në pjesën e dytë, Cikalleshi arriti të shënonte në minutën e 26’ golin që i hapi rrugën fitores ndërsa në 72’, vulosi suksesin e skuadrës me golin e dytë.


Këto janë gola të rëndësishëm për lojtarin që nuk shënonte që prej Shtatorit ndaj Altay në kampionat por e rikthen edhe në formën më të mirë në prag të sfidës me Anglinë në “Wembley”./Ora News/.