Gorica: Tifozet e Tiranës janë më të "çmendura", Berisha: Femrat i japin bukuri futbollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 22:07
Moderatorja , Hilda Berisha, teksa flet për tifozet në stadiumet shqiptare, pohon se tifozet e Tiranës janë më të apasionuara pas sportit.
Hilda Gorica: "Tifozet e Tiranës janë më të çmendura, sepse është parë gjithmonë, nëse tifozeria është e çmendur skuadra luan më mirë. Kudo që të jetë stadiumi duhet të mbushet gjithmonë e më shumë me vajza", u shpreh Hilda për "Ora Sport" në RTV Ora.
Po ashtu futbollisti i Skënderbeut tha se është mirë të ketë tifoze femra dhe se disa futbollistë ndikohen nga prezenca e tyre.
Elvi Berisha: "Varet, ka çuna që motivohen në fushë. Është mirë të ketë dhe femra tifoze. Femrat kur e duan futbollin, i japin bukuri sportit."

