Video/ Atl. Madrid bën “harakiri” me Valencian, rikthehet Villarreal te fitorja
Atl. Madrid shokohet në transfertën me Valencian. Skuadra e Simeones ishte shumë pranë fitores në ndeshjen e javës së 13-të por shpëdoroi një shans të artë duke u barazuar në minutat e fundit.
Sfida përfundoi 3-3 dhe ishte një spektakël golash ku Suarez, Griezmann dhe Vrsaljko shënuan për t’I dhënë avantazhin 3-1 në “Mestalla” ekipit të Atleticos.
Kur sfida po shkonte drejt fundit në mënyrë të papritur në 92’ dhe 96’, në 4 minuta Simeone pëson 2 gola duke ja hequr fitoren nga dora.
Në ndeshjen tjetër, Villarreali del nga kriza në kampionat pas shumë javësh pa fitore teksa mundi minimalisht 1-0 Getafen.
Teksa skuadra e Emery po bën shumë mire në Europë, pritej përgjigja edhe në La Liga ku një gol nga Trigeuiros vendosi gjithçka në këtë takim./Ora News/.
