Liverpool pëson humbjen e parë, ia shkakton West Ham. Shikoni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 19:39
Edhe për Liverpool vjen një “frenim” i fortë në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp e pamposhtur deri tani në kampionat, pësoi humbjen e parë nga një skuadër që po impresionon, West Ham.
Në Londër, “The Reds” e pësuan që në fillim me një autogol të Alisson që do të shkaktojë polemika pasi dyshohej për një shtyrje.
Në fund të pjesës së pare, Trent Arnold arriti të vërë barazpeshën por pjesa e dytë ishte më e mirë për Hammersat që shënuan dy herë me Fornals dhe Zouma.
Origi tentoi të rikthente në lojë Liverpoolin me golin e 3-2 por sfida nuk pati më zhvillime dhe të kuqtë humbasin duke u spostuar në vend të katërt në renditje dhe pikërisht West Ham që del në vend të tretë./Ora News/.
