Shikoni golat e derbit spektakolar. Milan dhe Inter ndahen në paqe

Për lojën e zhvilluar, për spektaklin, emocionet dhe rastet derbi duhej të kishte një fitues por Milan dhe Inter ndajnë pikët në “San Siro”.

Ndodh gjithçka në derbin e Madoninës ku Milani kryesues priste Interin kampion në fuqi të cilët e nisën menjëherë me presing ku fitojnë dhe një penallti që në 10’. Ishi kuqezi, çalhanoglu tregohet perfekt në 11-metra duke kaluar zikaltërit në avantazh.

Nuk vonon reagimi i kuqezinjve ku në një goditje këndi, De Vrij ishte i pafat në devijimin e topit në portën e tij me ndeshjen që barazohet 1-1.

Pjesa e pare nuk mbaron kurrë pasi zikaltërit fitojnë sërish një penallti në 26’ dhe ishte kësaj radhe Lautaro Martinez që gjuan dhe gabon. Tatarusanu bëhet hero por në minutat e tjera të këtij fraksioni, Interi kishte dy mundësi të arta për shënim që nuk i shfrytëzoi.

Në pjesën e dytë sërish Interi më kërkues dhe krijon disa raste ndërsa Milani zgjohet në fund dhe mund të kishte shënuar me Salemeakers dhe Ibrahimoviç por Handanoviç ruan portën.

Mbyllet kështu me një barazim emocionues dhe spektakolar derbi që sigurisht i shkon për shtat Milanit që mbetet në krye bashkë me Napolin me 32 pikë ndërsa Interi i treti me 25 pikë./Ora News/.