I riu në “Foltore”: Të rinjtë të injoruar nga Basha, të na kthejë borxhin duke dhënë dorëheqjen

Në foltoren e ish-kryeministrit Berisha me të rinjtë në Tiranë, një i ri nga Durrësi tha se FRPD ka qenë aktiv në shumë protesta dhe përplasje, por përpjekje e tyre nuk janë njohur nga Lulzim Basha.

Ai theksoi se të rinjtë e kanë mbështetur Bashën, i cili duhet të fitonte në 25 prill, duke shtuar se tashmë ai duhet të japë dorëheqjen.

“Të gjithë kemi qenë bashkë në çdo protestë dhe përplasje me policinë dhe institucionet. Kemi ngritur kauza të drejta. Kam 8 vite që angazhohem në PD dhe jam bashkuar në vitin 2013. Drejtoj forumin në Durrës. Histori ime është ajo e një të riu që lufton për tu arsimuar dhe për tu punësuar. Realisht në vendin tonë pavarësisht se punon me dinjitet e ke shumë të vështirë që të punosh me dinjitet. Ajo që të vret më shumë është mosmirënjohja dhe mungesa e meritokracisë në PD.

Ka shumë të rinj që kanë bërë një jetë politike të jashtëzakonshme në PD pas asgjë në këmbim. Ne jemi nënvlerësuar nga kryetari Basha. Këtu ka pasur edhe injorim për kauzat kryesore në vend. Nuk kishte përfaqësues nga Teatri apo nga Astiri edhe pse për muaj u bë nami aty. Këtu kishte protesta studentore dhe prapë u injoruan nga lidershipi i PD-së. Ne Bashën e kemi mbështetur, por ama ka një limit, që ishte prilli 2021 ku duhet të shkonim në fitore. Është momenti që Basha të na kthejë borxhit duke dhënë dorëheqjen.”