Tiranë, gjendet pa jetë brenda kabinës elektrike 40-vjeçari

Një person është gjendur pa jetë në rrugën “Bab Rexha” në kryeqytet ditën e sotme.

Sipas policisë, 40-vjeçari është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike. 

“Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike,  pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.