Video/ Leipzig fiton betejën me Dortmund, dominon 2-1 në superduelin e javës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 21:08
Leipzig rikthehet në rrugën drejt një vendi në Champions League në kampionatin gjerman. Pas një fillimi të vështirë me trajnerin Marsch, Leipzig po merr tani rezultate të mira dhe sot e tregoi forcën ndaj një ekipi si Dortmundi.
Në “Red Bull Arena”, vendasit nuk e vunë në asnjë moment fitoren ne diskutim teksa luajtën më mirë dhe e merituan fitoren 2-1 ndaj verdhezinjve.
Fillimisht ishte Nkunku në 29’ që kaloi në avantazh Leipzig ndërsa Reus barazoi për momentin në 52’ por goditjen finale e dha Yussuf Poulsen në minutën e 68’ me golin e fitores 2-1.Dortmundi me këtë humbje shkon në 4 pikë larg Bayernit teksa Leipzig ngjitet në vend të pestë./Ora News/.
