Tjetër rast, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare, prangoset 59-vjeçari

Vazhdojnë rastet e abuzimeve apo ngacmimeve seksuale në vendin tonë të kryera ndaj të miturve.

Këtë herë një rast i tillë ka ndodhur në Pogradec ku një 59-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Ngacmimi seksual", të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.” – bën me dije policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.