Dyshohet se grabitën me armë noterin në Sarandë, lihen në burg 3 autorët

Sapo ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 3 personave të dyshuar si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaci.

Për Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula 39-vjeç, Elis Avduli allias Mile Xhafa, 52-vjec dhe Vladrias Himaj, 34-vjec, Gjyqtari Alban Vecani mori masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Masa që u vendos ishte e njëjtë me atë që kërkoi Prokurori Ilir Hoxha. Mësohet  se tre të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë mbajtur qëndrim mohues bashkë me avokatët e tyre mbrojtës.

Këta të fundit kishin ardhur nga Gjirokastra e Tirana pasi asnjë Avokat në Sarandë nuk mori  përsipër  mbrojtjen e të dyshuarve për grabitjen e kolegut të tyre noter.

Megjithatë, prokurori Ilir Hoxha paraqiti disa prova, që sipas tij janë të mjaftueshme për mbajtjen të izoluar deri në përfundim të hetimeve të tre të dyshuarve.