Luftë për fondet e Vettingut, KLGJ: Nga korriku e bëjmë ne verifikimin. Financat: KPK fond për 1 vit
Ministria e Financave dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk kanë gjetur një dakordësi sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm.
Qeveria ka parashikuar që fondet për vettingun në vitin 2022 t'i kalojnë KPK dhe Komisionerit Publik, por sipas Kushtetutës nga korriku verifikimin e pasurisë duhet ta realizojë KLGJ dhe KLP
"Përllogaritur kostot që do i duheshin Këshillit në kuptimin e burimeve njerëzore dhe financiare për sa i përket gjysmës së dytë të 2022."
Ministria e Financave në reagimin e dhënë në komisionin e ligjeve shprehet se buxheti mund të rishihet nëse nuk shtyhet mandati i KPK.
"Unë nuk mund të dubloj KLGJ për periudhën janar-qershor po flas teknikisht."
Për opozitën ky veprim nuk është në përputhje me Kushtetutën.
"Për gjysmën tjetër të vitit këto para që do të thotë edhe stafi dhe shpenzimet operative, do duhet të merren në kurriz prej KLGJ apo KLP."
Madje Enkelejd Alibeaj shprehet se dhe ndryshimet e hartës gjyqësore, sa i përket krijimit të një Gjykate Apeli janë të qëllimshme.
"Disa anëtarëve të KLGJ që i përfundon mandati dhe që kanë të drejtën të kthehen përsëri në gjyqësor, duke bërë një Gjykatë të vetme Apeli të mund të ketë të sigurt."
Një çështje e tillë duket se do të jetë debati i ardhshëm politik, për shkak dhe të tensioneve që solli mes deputetëve.
