Fotoja e lojtarit të Ajaxit, që po “çmend” rrjetet sociale. Shihni pamjet

Në mesjavë në ndeshjen Dortmund-Ajax ndodhi një episod që tërhoqi vëmendjen e të gjithë tifozëve të futbollit. Ekipi holandez mundi me përmbysje 3-1 vendasit teksa golin e barazimit e shënoi Dusan Tadiç i cili bëri një sacrifice të madhe për të shënuar, pasi mori dhe një dëmtim në organet gjenitale.

Pas golit ai festoi duke vënë duart në plagë por dëmtimi dukej serioz dhe stafi mjekësor i Ajaxit menjëherë i ka ardhur në ndihmë.

Fotoja e lojtarit të Ajaxit, që po “çmend” rrjetet

Në kthimin në Amsterdam, edhe pse Tadiç u mundua ta fshihte, ai u kap nga kamerat i fashuar në organet gjenitale, foto që u bë virale dhe të gjithë njerëzit nisën të pyesnin se ç’ka ndodhur.

Tadiç është fashuar mirë siç duket në foto që të mos ketë pasoja në të ardhmen dhe të rikthehet në fushë me organet e rikuperuara!/Ora News/.