Nasto kundër kostos së fiskalizimit: Do të shtojë evazionin, e rëndë për biznesin e vogël dhe të mesëm
Për disa minuta tregtarët e vegjël dhe të mesëm në Tiranë ditën e sotme ulën qepenat në shenjë proteste ndaj vështirësive me të cilat po përballen sidomos nga kostot shtesë të fiskalizimit dhe rritjes së çmimit të karburanteve.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetaren Besmira Pelushaj, kreu i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, shprehet se kostoja e fiskalizimit është shumë e rëndë për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Albert Nasto: Ne kemi kundërshtuar koston fiskalizimi që është shumë e rëndë për biznesin e vogël dhe të mesëm. Biznesi i vogël dhe i mesëm në vendin tonë nuk kanë armimin për të punuar në kasë, domethënë që nëse unë nuk punoj dot do punësojë një person tjetër që punon në kasën fiskale. Para dy muajsh kemi bërë një sondazh në Shqipëri, janë pyetur 2 mijë biznese se a kanë mundësi ta përdorini kërë sistem të ri kase, 1940 biznese mbi kanë thënë nuk e përdorim dot , 50 kanë thënë që e përdorim.
Më tej shton qeverinë dhe Ministrinë e Financave nuk ka penguar askush që të luftojë korrupsionin përpara procesit të fiskalizimit. Sipas tij ky proces do të shtojë evazionin.
Albert Nasto: Është një sistem që as nuk e imagjinojmë dot se sa i vështirë do të jetë. Çfarë e ka penguar Ministrinë e Financave dhe qeverisë dhe me kasat e vjetrat luftojë korrupsionin. Kjo do të shtojë evazionin sepse të gjithë i fshihen.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
