Një nga 60 të infektuar në botë humbën jetën nga Covid-19 në Tetor

Një total prej 12 milionë e 900 mijë rastesh u konfirmuan nëpër botë, gati tre milionë më pak sesa në shtator.

Numri i pacientëve që humbë jetën në tetor arriti 214 mijë, duke rënë me 20% nga muaji shtator.

Shtetet e Bashkuara mbeten epiqendra globale e pandemisë me gati 2 milionë e gjysmë raste në katër javët e kaluara, megjithatë norma e infektimit u reduktua nga 120 mijë në 65 mijë pacientë ditorë dhe fatalitetet po ashtu ranë nga 2 mijë në 900 mesatarisht në fund të muajit, me 42 mijë viktima gjithsej.

Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta për rastet e reja me 1,2 milionë pacientë të identifikuar në tetor, edhe pse 70% e popullsisë është vaksinuar.

1 milion infektime regjistroi edhe Rusia, e cila pati normën të lartë vdekshmërie me gati 1,200 viktima në ditë.

Azia dhe Lindja e Mesme raportojnë një situatë disi më të stabilizuar me kovidin.

OBSH-ja njoftoi të mërkurën se Europa mbetet rajoni i vetëm që shënon një rritje rastesh për të pestën javë.

Rritja është ndikuar kryesisht nga Britania, Rusia, Turqia dhe Rumania.

Qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve tha se vala e katërt po godet siç druanin edhe ekspertët si pasojë e mosvaksinimit në masën e duhur dhe mosrespektimit të mjaftueshëm të masave anti-Covid.