Tom Doshi heq dorë nga gara për deputet, i kërkon KQZ-së ta heqë nga lista e PSD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 04:34

Tom Doshi; dorëheqja nga gara
Kryetari i PSD-së, Tom Doshi vendos që të heqë dorë nga gara për deputet duke e dhënë dorëheqjen.
Ka qenë vetë kandidati dhe kreu i PSD-së që e ka bër ëme dije këtë vendim të minutave të fundit.
Doshi është shprehur se KQZ-së duhet të bëjë zëvendësimin e tij tashmë në listë, po ashtu edhe mandatin e tij nëse e fiton një të tillë.
Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.
Doshi shkaktoi edhe disa reagime nga ambasadorja amerikane Yuri Kim më herët e cila kërkoi që për shkak të shpalljes së tij non grata nga SHBA të mos përfshihej në qeveri.
Rama ka arsye të jetë më pak optimist, Basha ka një fitore
25 Prill, 22:20

Dorëheqja e Tom Doshit nga gara


