Shehi: Tirana ishte ende në Shkodër. Shkëmbi vlerëson lojtarët e Dinamos
Derbi dhe humbja e pare për Tiranën. Për trajnerin Orges Shehi, disfata me Dinamon ka lënë një shije të hidhur për të teksa e pranoi se në fushë nuk u pa për 45 minuta ekipi bardheblu.
“Nuk kemi luajtur 45 minuta futboll, nuk ishim në fushë por ishim në Shkodër. Megjithatë, kemi luajtur 45 minuta, I kishim shanset për të shënuar por nuk ia arritëm. Duhet të shohim përpara dhe në futboll duhet të jesh gjithnjë 100%. Ka ndeshje prapë, jo se mbaroi, por e kam se si interpretuam ndeshjen. Kjo ndeshje na jep mësim, duhet të jemi ekipi pjesës së dytë dhe jo ekip i pjesës së parë. Nuk është se nuk jemi të qetë sepse po të mos ishim nuk do të dilnim para porte. Pastaj është edhe çështje fati dhe futbolli me njërën dorë të pret me të tjetrën të hedh. Humbja nuk pranohet, por na bëhet mësim dhe këtë i thashë skuadrës sepse më mirë që ndodhi tani, edhe kjo ndeshje me dy tablo që ta kuptojmë kush jemi ne”, deklaroi trajneri i bardhebluve.
Në krahun tjetër ka festë sigurisht. Për trajnerin, Bledi Shkëmbi, Dinamo bëri një ndeshje perfekte duke thur elozhe për lojën dhe nivelin e treguar.
“Kjo është skuadra që kam në mendje, por është edhe kur humbasim.Kompliemente djemve për fitoren ndaj një kundërshtari, që është për momentin më i miri në futbollin tonë. Patëm fat, është pjesë e futbollit, por patëm raste për të shënuar edhe në pjesën e dytë. Nuk ishte ndeshja e parë që luajmë pothuajse me katër sulmues. Për fat të mirë, ndryshimet që bëmë me Skukën, Haxhiun dhe Siljanovskin, i cili bëri një ndeshje shumë të mirë, na dha shumë siguri në mesfushë, na dolën për mirë. Duhet të jemi më të qetë për të përgatitur ndeshjen, është afër tjetra. Duhet të rikuperohemi fizikisht dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ndeshja e kampionatit do të jetë ndryshe”, deklaroi trajneri i Dinamos pas fitores në Kupë./Ora News/.
