Video/ Bayerni shpartallon Benficën, Barcelona ringjall shpresat, mund Dynamo Kiev
Bayern Munchen ashtu si Juventusi arrin kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League.
Bavarezët kanë harruar eliminimin në Kupën e Gjermanisë dhe sot dhanë një tjetër prove force teksa mposhtën 5-2 Benficën. Si gjithmonë është Lewandowski ai që udhëheq ekipin e Nagelsmann me një tripletë të realizuar teksa shënuan edhe Gnabry me Sane. Morato dhe Nunes shënuan për Benficën.
Ndërkohë po në Grupin E, Barcelona përfiton nga fitorja e Bayernit teksa mundi 1-0 Dinamo Kiev për të kaluar në vend të dytë me 6 pikë dhe tashmë ka në dorë vet kualifikimin për më tej. Pique ishte heroi i mbrëmjes që I dha 3 pikë katalanasve.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Sevilla pëson një humbje të papritur me Lille në shtëpi që e shtyn në vend të fundit në grup./Ora News/.