Ka pikëpyetje për formën e tij. Messit mungon në Champions, rikthehet Mbappe

Lionel Messi vijon të mbajë në ankth drejtuesit e PSG dhe stafin teknik. Edhe sot, argjentinasi ka munguar në stërvitjen e përbashkët me skuadrën nën drejtimin e Pochettinos dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në Champions League.

Siç mësohet, Messi ka probleme në gju, një shqetësim muskular që e detyroi atë të linte fushën pas 45 minutave ndaj Lille në Ligue 1.

Duke parë situatën, Pochettino mund ta ruajë argjentinasin për të mos rrezikuar e nga ana tjetër mund të mbështetet te Mbappe.

Sulmuesi francez do të jetë në fushë padiskutim pasi ka lënë pas problemet e vogla shëndetësore që kishte dhe do t’i bashkohet Neymar e Di Marias në sfidën ndaj Leipzig në Gjermani./Ora News/.