Juventusi shkëlqen dhe arrin kualifikimin, Ronaldo shpëtimtari i Man. United në Bergamo

Këtë vit kur flasim për Champions League për Juventusin, është ndryshe nga forma që po shfaqin në Serinë A. Nëse në Itali janë në vështirësi, bardhezinjtë po shkëlqejnë deri tani në Europë teksa arritën të fitonin bindshëm 4-1 ndaj Zenit.

Një fitore që për Juventusin do të thotë kualifikim në fazën tjetër kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje të tjera teksa Paulo Dybala ishte lideri i bardhezinjve me dy gola.

Edhe Chiesa me Moratan shënuan në këtë sukses teksa goli i miqve ishte sërish nga Juve pasi ishte autogol i Bonuccit.

 

Atalanta dha spektakël sonte në mbrëmje në Bergamo. Zikaltërit ishin një hap larg fitores ndaj Man. United të cilët u shpëtuan si gjithmonë nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi një makineri golash shënoi dy here për të barazuar rezultatin pasi vendasit me Iliçiç dhe Zapata shënuan duke kaluar dy herë në avantazh.

Ronaldo fillimisht barazoi në 45’ ndërsa sërish në minutat shtesë në 91’ ashtu si në “Old Trafford” realizoi për t’i dhënë 1 pikë ekpit dhe vendin e dytë në renditje.

Në krye është Villarreali që mundi 2-0 Young Boys në shtëpi./Ora News/.