Rikthehet sherri Wanda-Icardi, zbulohet një video hot e China Suarez
Çifti Wanda Nara-Mauro Icardi është i destinuar të ndahet. Është kjo rruga që po marrin çifti i njohur, ku këto ditë kanë bërë bujë të madhe në media pas zbulimit se lojtari argjentinas ka flirtuar me modelen argjentinase China Suarez.
Teksa 5 ditë më pare, Wanda Nara publikoi një video ku dukej se ishte pajtuar me bashkëshortin, tashmë ato pamje janë zhdukur nga rrjetet sociale të agjentes dhe bashkëshortes dhe ka një arsye për këtë.
Siç shkruajnë mediat argjentinase, Wanda dhe Icardi janë zënë përsëri për China Suarez, për të cilën Mauro ka humbur kokën dhe duket shumë i fiksuar pas saj.
Icardi ka mbyllur profilin e tij në Instagram dhe ditët e fundit ai ka biseduar sërish me modelen argjentinase, tashmë në rrjetin Telegram dhe për diçka të tillë është informuar edhe Wanda Nara.
Kjo e fundit se ka pritur mire dhe ka zbuluar një video “hot” shumë erotike të China Suarez të dërguar për Icardin.
Ndoshta për të sulmuar modelen argjentinase, shkruajnë se video të tilla ajo u dërgon të gjithë lojtarëve argjentinas që ajo pëlqën ndërsa çifti Wanda-Icardi duket se janë në ditët e fundit të tyre bashkë./Ora News/.
