FSHF përuron 3 fusha të rikonstruktuara te “Skënder Halili”, Duka: Të punojmë për fëmijët

Shqiptare të Futbollit. Klubi kryeqytetas tashmë në kompleksin “Skënder Halili” do të ketë 3 fusha me bar artificial ku mund të zhvillojnë stërvitjen të gjitha ekipet zinxhirë por edhe ndjekësit amator të futbollit më të dashur në Shqipëri.

Në këtë inaugurim mori pjesë edhe kreu i FSHF, Armand Duka me presidentin e Tiranës, Refik Halili ku u vlerësua bashkëpunimi dhe rëndësia e një infrastrukture të tillë.

 

"Ndihem vërtetë mirë që jam këtu sot me një lloj infrastrukture të ndryshuar, të rinovuar me tre fusha të reja me tapet artificial, që në fakt është baza e zhvillimit të futbollit. Ky është prioriteti kryesor i Federatës së Futbollit, futbolli i fëmijëve, zhvillimi i sa më shumë i akademive dhe pikërisht për këtë bashkëpunim me klubin Tirana, që dua të falënderoj Presidentin Halili dhe të gjithë administratën për një administrim të shkëlqyer me administratën e Federatës së Futbollit në rikonstruksionin e këtyre tre fushave me bar artificial dhe në projektin për të rinovuar edhe tjetrin me bar natyral për ekipin e parë. Ky është fillimi, ne kemi një projekt të shpallur për futbollin e fëmijëve, për futbollin amator, për të ndërtuar 100 fusha me bar natyral, që ka filluar. Shqipëria është një vend që e dashuron shumë futbollin dhe nga një sondazh që kemi bërë ne, fatmirësisht për futbollin dhe fatkeqësisht për sportet e tjera, 90% e shqiptarëve që merren me sport, luajnë futboll. Jo të gjithë luajnë futboll të organizuar, por edhe futboll amator.

Nëse nuk punojmë për fëmijët, nëse nuk afrojmë sa më shumë fëmijë, nëse nuk kujdesemi sa më shumë për ta, atëherë nuk do të kemi moshat e tjera. Kur themi fëmijë, themi vajza dhe djem, pa bërë dallime, madje pak më shumë për vajzat”, deklaroi kreu i FSHF-së.

/Ora News/