Pamje të rënda, të shtënat me armë në një ndeshje plagosin trajnerin
Në Argjentinë, futbolli është shumë i ndjekur por edhe rastet e dhunës janë shumë të rënda siç ka ndodhur në kategorinë e tretë të këtij vendi.
Në ndeshjen Huracan Las Heras-Ferro de General Pico, sapo nisi pjesa e dytë e takimit nisën disa të shtëna me armë nga shkallët e stadiumit duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
Lojtarët ia mbadhën me vrap nga fusha madje edhe tifozët në pamje u fshehën por i pafat ishte trajneri i miqve, Mauricio Romeri.
Ky i fundit mori një plumb në shpatull dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur teksa pamjet janë të rënda kur ai shfaqet në spital nën kujdesin e mjekëve./Ora News/.
Incredible scenes today in Argentina's 4th tier (Torneo Federal A) as Ferro General Pico manager Mauricio Romero was shot in the shoulder during their game with Huracán Las Heras
— GOLAZO (@golazoargentino) November 1, 2021
via @InteriorFut pic.twitter.com/Ufyd7tr00l