Video/ Bologna fiton dhe lë në fund Cagliarin e Mazzarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 22:46
Në një ndeshje nervash me pak emocione në fushë, Bologna arrin të marrë maksimumin në “Dall’Ara”.
Përballë Cagliarit të Walter Mazarrit që ka nevojë urgjente për pike, skuadra e Mihajloviç bën më të mirën teksa fitoi 2-0 për t’u rikthyer te fitorja pas 3 javësh në kampionat.
Pas një pjese të parë më pak raste për gol, ishte Bologna që në 49’ menjëherë gjeti avantazhin teksa më pas loja u bë e nervozuar nga të dyja skuadrat dhe në 90’ Caceres doli me të kuq.
Për të vulosur rezultatin mendoi Arnautoviç në 96’ duke i dhënë një goditje Cagliarit që mbetet në fund të tabelës në Serinë A./Ora News/.
