Rikthimi i madh për Atalantën dhe Shqipërinë. Gjimshiti gati kundër Ronaldos
Një lajm i mirë vjen nga Italia për kombëtaren kuqezi e gjithashtu për Atalantën. Berat Gjimshiti është rikuperuar nga dëmtimi që e ka mbajtur prej 3 javësh larg fushave të blerta gjigandin kuqezi, ku u dëmtua në ndeshjen e fituar në Budapest ndaj Hungarisë.
Gjimshiti gjatë gjithë këtyre javëve ka qenë edhe një mungesë e madhe per Atalantën që ka vuajtur shumë në mbrojtje pa lojtarin shqiptar teksa sot në shpalljen e listës për ndeshjen e Champions League në Bergamo, shihet edhe emri i tij.
???? Mister #Gasperini ritrova anche Berat #Djimsiti!
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) November 1, 2021
???? Questi i 21 convocati per #AtalantaManUtd!
???? Djimsiti back in the squad list!
???? Here are the 21 Nerazzurri called up for tomorrow!
Presented by @intesasanpaolo #UCL #GoAtalantaGo ⚫️???? pic.twitter.com/ruXe6KIbl7
Gjimshiti do ta nisë nga stoli ndeshjen ose dhe mund të surprizojë Gasperini me aktivizimin e tij menjëherë për të mbuluar Ronaldon me shokë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League.
Rikthimi i Gjimshitit është lajm shumë i mirë edhe për Edy Rejan që mund të mbështetet te ai për sfidat eliminatore të Nëntorit ndaj Anglisë dhe Andorras./Ora News/.