Foto/ Tjetër dramë në futboll. Lojtari islandez pëson arrest kardiak në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 19:16
Kohë të vështira për futbollin, sidomos ky vit duket se ka raste të shtuara me probleme shëndetësore të futbollistëve sidomos me ato të zemrës.
Pamjet e Christian Eriksen në Euro 2020 tronditën të gjithë opinionin ndërsa sot është përsëritur e njëjta situatë në Norvegji në kategorinë e dytë në ndeshjen Sognal-Strojdals.
Pas 12 minutave lojë kur vendasit po kryesonin 1-0, Emil Palsson u rrëzua pa ndjenja në fushë me arbitrin që ndërpreu menjëherë ndeshjen.

Siç bëhet e ditur, për 10 minuta lojtarit islandez iu dha ndihma e shpejtë në fushë e më pas u dërgua në spitalin e Haukeland.

Ndihma e parë mësohet se ka bërë mesazh kardiak për 28-vjeçarin i cili po lufton për jetën ndërsa ndeshja u anulua përfundimisht./Ora News/.
