Kupa e Shqipërisë “ringjall” Partizanin, Kukësi pothuajse i eliminuar nga Egnatia
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 1/8 në Kupën e Shqipërisë dhe rezultatet ishin ato që priteshin me përjashtim të Kukësi
Skuadra verilindore që po bën shumë mirë në Superiore, humbi ndeshjen e pare me Egnatian, me këta të fundit që po bëjnë çudira në këtë sezon deri tani.
Në pjesën e parë, ekipi rrogozhinas shënoi 2 herë me Imeri dhe Cabral i cili edhe në të dytën gjeti rrjetën ndërsa goli i shpresës për Kukësin u shënua nga Puntus në 67. Që të kualifikohet, Kukësit i duhet tashmë fitore 2-0 në ndeshjen e kthimit.
Partizani dhe Ilir Daja marrin frymë në Kupë. Në trandfertën me Besëlindjen, të kuqtë shijojnë fitoren minimale që shërben shumë për moral dhe për kualifikim teksa braziliani Stenio Junior ishte shënues në fitoren 1-0.
Teuta gjithashtu mori një fitore minimale 1-0 në fushën e Korabit duke u afruar me çerekfinalen falë golit të Vilës në minutën e 40’.
Vllaznia bëri një paraqitje shumë të mire pothuajse duke siguruar kualifikimin me suksesin 2-0 në Pogradec ndaj këtyre të fundit. Hoxhaj dhe Mustedanagiç ishin autorët e golave për skuadrën shkodrane e gjithashtu Laçi i Josës mundi 1-0 Tomorin në Berat në ndeshjen e pare./Ora News/.
