SHBA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët mbi pesë vjeç

SHBA ka miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç.

Vendimi i Drejtorive të Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) Rochelle Wolensky vjen pas shqyrtimit nga rregullatorët amerikanë të barnave.

Shtetet e Bashkuara tashmë po japin vaksinën për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart.

Ekspertët argumentojnë se vaksinimi i të rinjve është i nevojshëm për kthimin në jetën normale.

Autorizimi vjen pasi panelet e ekspertëve në CDC dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) analizuan rreziqet dhe përfitimet e vaksinimit të fëmijëve kundër Covid-19.

SHBA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët mbi pesë

Zyrtarët e FDA-së përcaktuan se vaksina ishte rreth 91% efektive në parandalimin e Covid-it tek fëmijët e vegjël dhe se përgjigja e tyre imune ishte e krahasueshme me atë tek njerëzit e moshës 16 deri në 25 vjeç. Studiuesit nuk  gjetën efekte anësore serioze.

Fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç u jepet  vaksina me një të tretën e dozës që u jepet të rriturve.