I dehur dhe nën efektin e kokainës, milioneri bën “copë” Ferrarin luksoz

Pronari i një kompanie është burgosur pasi përplasi Ferrarin e tij luksoz prej 100 mijë paund ndërsa ecte me 100 km/h, i dehur dhe nën efektin e kokainës.

Darren Turner, 46 vjeç po ecte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar kur humbi kontrollin e makinës. Ai u fut në rreth-rrotullim dhe më pas u përplas me një shtyllë, ndërsa Ferrari përfundoi në anën tjetër të rrugës.

Turner u dërgua në spital dhe më vonë iu nënshtrua analizave të cilat zbuluan se ishte i dehur dhe kishte konsumuar kokainë kur kishte ndodhur aksidenti.

Ai u shpall fajtor nga Gjykata dhe pritet të dënohet me një vit si dhe t'i pezullohet leja e qarkullimit për 4 vite e gjysmë.

I dehur dhe nën efektin e kokainës, milioneri bën
Darren Turner