Video e sherrit masiv/ I riu merr "Jepp-in" dhe hyn brenda lokalit, fillon të përplasë njerëzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2021, 13:37
Pamjet e një sherri masiv jashtë një lokali në Rethymno, Kretë janë publikuar në rrjetet sociale.
Shkak i sherrit mes grupit të të rinjve dhe menaxherit të lokalit dyshohet se është bërë certifikata e vaksinimit. Të rinjtë nuk kanë pranuar që të qëndrojnë në pritje për kontrollin e certifikatës.
Njëri prej tyre ka futur makinën tip "Jeep" në lokal dhe ka filluar të përplasë personat përgjegjës për lokalin.
Dëshmitarët e shokuar filmojnë nga distanca sherrin mes të rinjve.
