Video/ Dy shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh pranë një spitali në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2021, 10:58
Dy shpërthime të forta dhe të shtëna armësh kanë ndodhur në Kabul, pranë spitalit ushtarak Sardar Daëood Khan ditën e sotme, 2 nëntor.
Kjo është konfirmuar nga Bilal Karimi , zëdhënës i Emirateve Islamike, citojnë mediet lokale.
Shpërthimi i parë ka ndodhur përballë strukturës e cila ka 400 shtretër.
Deri më tani nuk dihet nëse ka viktima apo dëme material, por dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur nga një makinë-bombë.
Ende nuk ka asnjë reagim nga anët e talibanëve apo qeveria.
A number of casualties have been reported in today's explosion outside the 400-bed hospital in Wazir Akbar Khan in Kabul. No details have yet been given (Video: Social Media) #ArianaNews #IEA #Kabul #Blast #Explosion pic.twitter.com/Homk170ebM
— Ariana News (@ArianaNews_) November 2, 2021
