Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare "babai" që zhvilloi terapinë njohëse të sjelljes
Një nga psikologët dhe psikoterapistët më me ndikim të shekullit të 20-të, amerikani Dr. Aaron Beck, " babai" i terapisë konjitive-sjellëse, i cili ishte rivali i psikoanalizës frojdiane, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij, në Filadelfia.
Terapia njohëse e sjelljes (CBT), e cila u zhvillua fillimisht për të menaxhuar depresionin, synon të ndihmojë në ndryshimin e mënyrës se si njerëzit mendojnë për të përmirësuar mënyrën se si ndihen dhe për të ndryshuar sjelljen e tyre.
Terapia njohëse e sjelljes është një qasje e zhvilluar në vitet 1960, e cila i trajnon pacientët që të identifikojnë dhe të largojnë mendimet negative irracionale për veten, botën dhe të ardhmen.
Kjo qasje është tani metoda më e praktikuar e terapisë në mbarë botën.
Beck ka lindur në korrik të vitit 1921 në Rod Ajllwnd dhe ishte djali i tretë i dy emigrantëve hebrenj rusë.
Puna e Dr Beck konsiderohet si një koontribut me ndikim të madh për shoqërinë. Ai botoi qindra artikuj dhe 25 libra në karrierën e tij./Ora News/


