Përgjaket Afganistani/ Të paktën 15 viktima dhe 34 të plagosur nga shpërthimet pranë spitalit

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 34 janë plagosur nga shpërthimet në spitalin më të madh ushtarak të Kabulit , ka thënë një zyrtar taliban.

Dy shpërthimet në spitalin ushtarak të Kabulit  u konfirmuan nga Bilal Karimi , zëdhënës i Emirateve Islamike.

Shpërthimi i parë ka ndodhur përballë strukturës e cila ka 400 shtretër.