Habisin ukrainasit "protestojnë" me pankarta: Po jemi racistë

Zgjedhja e një grupi të rinjsh ukrainas për t'u veshur me kostume të "Ku Klux Klan" për Halloween e për të parakaluar nëpër rrugët e Kievit duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Po, ne jemi racistë", "KKK është kthyer" dhe " Fuqia e Bardhë" ka shkaktuar reagime dhe debate në vend.

"Ku Klux Klan" është një organizatë amerikane e themeluar në shekullin e 19-të pas Luftës Civile.

Popullariteti i saj arriti kulmin në vitet 1920.

Anëtarët e organizatës vepronin kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe mbronin ideologjinë e epërsisë së bardhë mbi racat e tjera, antisemitizmin, racizmin dhe homofobinë.

Ajo konsiderohet si një nga  organizatat tradicionalisht më të mëdha të ekstremit të djathtë në Shtetet e Bashkuara.

Këto organizata shpesh përdornin terrorizmin, dhunën dhe frikën për të shtypur afrikano-amerikanët dhe grupet e tjera racore.

Por kjo duket se nuk i ka shqetësuar ukrainasit, të cilët kanë bërë foto me të rinjtë, pasi e kanë kuptuar që e gjithë kjo paradë ishte një shkaa për Halloween.

“Nata nuk është për të dobëtit”, komentuan shumë në rrjetet sociale për mbledhjen e një grupi të rinjsh të veshur me kapuç të bardhë, të cilët parakaluan të pa shqetësuar në qytet./Ora Nes/