Nafta ndot Gjanicën sërish / Pas reshjeve të shiut lumi mbart mbetje, banorët: Vjen erë e rëndë

Prej mëngjesit të sotëm, në Fier është ndjerë një erë e rëndë që shoqëron lumin Gjanica.

Pas reshjeve të shiut lumi ka sjellë mbetje dhe hidrokarbure, duke krijuar një erë të rëndë për banorët e zonës, raporton gazetarja e Ora News.  

"Kjo era nuk është e mirë, duhet të ketë më shumë kontroll nga Bashkia. Era është shumë e rëndë, vjen era naftë. Na shqetëson shumë, kontrolli është i dobët", shprehen banorët.

Mbetjet e lumii janë shqetësim jo vetëm për banorët e Fireit, por edhe më gjerë, duke qenë se Gjanica është degë e lumit të Semanit.

Institucionet nuk kanë dhënë asnjë reagim konkret, se kush e  shkakton ndotjen në lumin Gjanica.

Endee nuk është njoftuar se kush është ndotësi kryesor i Gjanicës dhe se çfarë masash janë marrë për të luftuar ndotjen.

  •    
    Nafta ndot Gjanicën sërish / Pas reshjeve të shiut lumi mbart