Psikologu dhe avokati: Qendra e parandalimit për krimet te të miturit nuk funksionon, ligjet nuk zbatohen

Dhuna në familje dhe ndaj të të miturve është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Psikologu Elidon Shehaj dhe avokati Rolanda Islami të ftuar në Ora News, kanë komentuar këtë temë duke thënë se rastet e dhunës ndaj fëmijëve janë më shumë se sa denoncohen.

Avokati Islami shprehet se në vendin tonë, dhuna nuk parandalohet por gjykohet, teksa shton se më shumë mbrohet dhunuesi se sa i dhunuari. Më tej shton se qendra përkatëse për mbrojtjen e të miturve ndaj fëmijëve është jashtë funksionale.

Roland Islami: Te ne është e kundërta me atë që duhet të ndodh. Dhuna nuk parandalohet por dhuna merret dhe gjykohet. Madje më shumë mbrohet dhunuesi se sa personi i dhunuar. Në gjykatë ka raste afund. Ajo që ndodhb nëpër gjykata është se rrallë herë mbrohet identitetit i të miturit. Duhet të bëhen funksionale dhe qendrat sociale nëpër njësitë bashkiake. 

Janë jo funksionale. Ajo çka është shumë e rëndësishme është se ne nuk kemi një raport social mbi familjen që duhet domosdoshmërisht. Duhet të përgatisim një raport mbi gjendjen sociale të familjes. Sot fëmijët dhunohen pafund psikologjikisht. Goditja me shuplakë ndaj fëmijës është vepër penale. Janë qendrat jepen lekët, fonde pa fund por nuk kemi asnjë raport në fund. Deri më tani qendra përkatëse nuk ka bërë deri më tani asnjë rast parandalimi.

Nga ana tjetër Shehaj ka treguar dhe pasojat që mund të shfaqen tek të miturit si pasojë e dhunës.

Elidon Shehaj: Ligji për të drejtat e mbrojtjes së fëmijëve është. Krahas këtij ligji është dhe njësia për mbrojtjen e fëmijëve. Pra punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve. Shehaj: Si pasojë e dhunës mund të shfaqet sindroma e shmangies së figurës së njërit prej prindërve. Pastaj kemi traumat psikologjike, që fëmijët e fusin në një depresion të rëndë . Kemi ankthin, distancimin nga marrëdhëniet shoqërore.

Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.