Pas apelit të Ora News, 58-vjeçari nga Vlora që jetonte mes mjerimit dhe i paralizuar strehohet në azil
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 17:09
Gjergji Peçi, 58-vjeçari nga Vlora që nuk mundet të flasë dhe të ecë, i cili jetonte të kushte të mjerueshme tashmë e ka një banesë.
Pas transmetimit të rastit nga Ora News, 58-vjeçari i braktisur tashmë është strehuar në azilin "Nënë Tereza".
Tashmë 58-vjeçari po merr ndihmën mjekësore pasi nuk mund t'i lëvizë këmbët dhe ka persona të cilët kujdesen për të.
Sot Gjergji është gjithashtu përfitues u kempit për të cilin institucionet në Vlorë kishin dhënë interpretime ligjore pse Peçi nuk meritonte ndihmë sociale.
Kronika e realizuar nga ORA News më 13 tetor 2021
